mirsevini
3338fns.jpg (GIF Image, 500x88 pixels)http://i44.tinypic.com/3338fns.jpg 4giup.jpg (JPEG Image, 477x79 pixels)http://i42.tinypic.com/4giup.jpg

                                             Reklamim

                                 SPORTI                

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk do të mund t’i shërbejë skuadrës në tre takimet e radhës në Serie A, për shkak të ofendimit që i bëri arbitrit ndihmës në takimin e të dielës mbrëma kundër Fiorentinas. Përmes një komunikate, ‘Lega Serie A’ ka konfirmuar se 29-vjeçari do të mungojë në tri ndeshjet e radhës në Kampionatin italian. Ibra u përjashtua me karton të kuq në minutën e 87-të, ndërsa pakënaqësia e tij me vendimet e arbitrit ndihmës, ka bërë që t’i ndalohet të luajë në përballjet ndaj Sampdorias, Brescias dhe Bolognas, të cilat janë vendimtare për titullin e kampionit në Itali.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk është i fiksuar që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, porse do t’i pëlqente që ta bëjë atë. Portugezi e ka fituar trofeun dy herë, në vitin 2004 me Porton dhe vitin e kaluar me Interin, ndërsa këtë sezon ka gjasa reale për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me Real Madridin, ku pritet të takohet me rivalin e përbetuar, Barcelonën. “Është diçka tjetër të fitosh tre kupa me të njëjtin klub dhe ta fitosh kupën tri herë me tre klube të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore”. “Do të më pëlqente që ta arrija atë, kuptohet, por pa qenë i fiksuar. Jam i fiksuar në shfaqjen e ndeshjeve të jashtëzakonshme, ndeshje të cilat nuk i harron kurrë”. “Më pëlqen ta bëj punën mirë dhe t’i bëj njerëzit e lumtur. Fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve është diçka që vërtet ka ndikim te tifozët. Deri në fund të karrierës sime, gjithmonë do të mundohem ta fitoj edhe një herë më shumë, por pa e lejuar që të bëhet fiksim”, ka thënë portugezi për Uefa.com.

Walter Samuel është kthyer në skuadrën e Interit pas pesë muajsh larg fushe, si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike të cilës iu nënshtrua në ligamentin e gjurit të majtë.


Mbrojtësi argjentinas ka munguar që nga muaji nëntor, ndërsa është përfshirë në skuadrën e Leonardos prej 22 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gelsenkirchen në ‘misionin e pamundur’ për të kërkuar një vend në gjysmëfinale.


Skuadra e plotë e Interit:


Portierë: Julio Cesar, Luca Castellazzi, Paolo Orlandoni


Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Andrea Ranocchia, Marco Materazzi, Walter Samuel, Yuto Nagatomo


Mesfushorë: Dejan Stankovic, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Houssine Kharja, MacDonald Mariga, Esteban Cambiasso, Joel Obi, Philippe Coutinho


Sulmues: Samuel Eto'o, Diego Milito, Goran Pandev.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se nuk do të rrezikojë me përfshirjen e Rafael në skuadrën që do të përballet me Chelsean në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Braziliani lëndoi gjurin në përballjen e parë në Stamford Bridge dhe mungoi në takimin e fundjavës kundër Fulhamit, ndërsa duket se do të mungojë edhe në takimin tjetër ndaj Chelseat. Ferguson u ka thënë gazetarëve se lojtari mund të jetë i gatshëm të martën, mirëpo ai nuk dëshiron të rrezikojë në një ndeshje kaq të madhe. Ndërkohë, trajneri është shprehur i kënaqur me kthimin nga lëndimi të Rio Ferdinand, Anderson dhe Antonio Valencia, duke thënë se ata janë sikurse transferime të reja.

Liga e Kampionëve: Interi, pas 45 vjetësh kampion i Evropës

www.Drenicaj.de

 

Dy golat e shënuar nga Diego Milito i kanë dhuruar titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve skuadrës së Interit pas 45 vjetësh mungesë. Interi mundi Bajernin në finalen e zhvilluar në "Santiago Bernabeu", 2:0. ...

Futbollistët e Interit realizuan ëndrrën e tyre duke fituar trofeun më të çmuar të futbollit evropian, në regji të trajnerit Hose Murinjo dhe golashënuesit të dyfishtë, Diego Milito. Zikaltrit për herë të tretë arritën të fitojnë garën elite të futbollit evropian, por për herë të parë pas vitit 1965. Meritat më të mëdha për këtë sukses të Interit pas plotë 45 vjetësh ka strategu portugez, Hose Murinjo, i cili kësaj radhe doli më i mirë se sa "profesori” i tij, Luis Van Gal. Interi tregoi unitet, karakter të lartë dhe përqendrim maksimal në fushën e lojës. Megjithatë, merita të mëdha ka edhe sulmuesi argjentinas, Diego Milito, të cilit nuk iu dridhën këmbët për të finalizuar dy aksione në minutat 35-të dhe 70-të. Kësisoj, Interi do ta mbyll këtë edicion garues me kurorë të trefishtë, pasi më parë kishte fituar Kupën e Italisë dhe titullin e kampionit në Serie A.

  Afërdita dhe Shpati, miq të ngushtë me Adelina Tahirin

www.Drenicaj.de





Për Afërditën dhe Shpatin, s’kemi ç’themi shumë të reja, pasi i kemi ndjekur në mënyrë intensive kohëve të fundit, në një karrierë gjithmonë e në rritje, ndërsa për Adelina Tahirin, kjo mund të quhet një periudhë e artë. Këngëtarja në një kohë të shkurtër ka lancuar disa klipe si dhe këngë të reja me pamje sa të bukura aq edhe seksi, raporton Bluetooth. Siç e shihni në këtë foto, Afërdita është mikeshë e ngushtë me Adelinën dhe kjo bën që me to të dalë për kafe apo dreka e darka edhe Shpati, ndërsa të dy shoqet nundahen. Të shumtë janë ata që flasin edhe për një ngjashmëri mes të dyjave, më ndryshimin e vetëm që Adelina sytë i ka pikën e saj më të fortë. Kjo foto është realizuar në një prej kafeneve diku në qendër të Prishtinës.

Radio-live

Marketing

Reklame


Shkarko Mp3

Horoskopi

Kengetaret *VIP*

Moti

Serialet Vendore

 
 
Make a Free Website with Yola.